Eurostat: 38% e familjeve shqiptare nuk e ngrohin dot banesën

Shqipëria

Eurostat: 38% e familjeve shqiptare nuk e ngrohin dot banesën

Më: 24 janar 2025 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Shqipëria ka numrin më të lartë të familjeve që nuk mund të mbajnë ngrohtë shtëpinë e tyre, për shkak të kostove të larta dhe të ardhurave të ulëta.

Shifrat e publikuara nga Eurostat tregojnë se afro 38% e familjeve në vendin tonë nuk ngrohin dot banesën e tyre dhe kjo është norma më e lartë në të gjithë Europën.

Vendet e rajonit kanë një tregues shumë më të ulët, ndërsa mesatarja europiane është 10.6%.

Norma është 24% në Maqedoninë e Veriut, 14% në Mal të Zi dhe 9% në Serbi.

Fenomeni njihet ndryshe dhe si “varfëri energjetike”.

Sipas një raporti të Entit Rregullator të Energjisë në vend, pothuajse 1 milion shqiptarë nuk paguanin dot faturat e ngrohjes.

Eurostat tregon se edhe në Europë varfëria energjetike është rritur. Spanja dhe Portugalia kanë po ashtu shifra të larta, 21%, ndërsa Luksemburgu vetëm 2.1%.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat