Komisioni i Ekonomisë ka miratuar rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit për vitin 2024, duke u përqendruar te shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe alokimi i fondit.
Ky rishikim synon të mbështesë shtresat më të cenueshme dhe të garantojë financimin e vazhdueshëm të investimeve publike.
Pensionistët që marrin më pak se 20,000 lekë në muaj do të përfitojnë një shpërblim prej 100 euro, ndërsa ata që marrin më shumë se 20,000 lekë do të marrin 50 euro.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se kjo masë ka një kosto prej 2.2 miliardë lekësh dhe është mbështetur nga një fond fillestar prej 6.3 miliardë lekësh i krijuar në Bankën e Shqipërisë.