Berisha fton shqiptarët që jetojnë jashtë vendit: Më 11 maj votoni në shumicë, firmosni rotacionin!

Shqipëria

Berisha fton shqiptarët që jetojnë jashtë vendit: Më 11 maj votoni në shumicë, firmosni rotacionin!

Më: 24 janar 2025 Në ora: 19:20
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit që më 11 maj të votojnë në shumicë, më qëllim që të firmosin edhe rotacionin politik.

Gjatë një takim me Departamentin ‘Brain Gain dhe Ekselenca’, Berisha u shpreh se Partia Demokratike ka një program të shkëlqyer, siç e konsideroi ai ‘shpëtimtar për Shqipërinë’.

“Do ta mbyll duke ju përgëzuar edhe njëherë e duke ju ftuar ju, anëtarëve të këtij departamenti, por të gjithë studentët, specialistët, intelektualët jashtë të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës, të jepni kontributin tuaj më të madh të mundshëm në ushtrimin e të drejtës kushtetuese të votës të bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendit.

Është e një rëndësie të jashtëzakonshme që nga 1 milionë e 500 mijë shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote, shumica e tyre të mund të votojnë.

Të firmosë me votën e tyre ndryshimin, rotacionin se e vërteta është që ‘ata thyhen dhe ne i mundim’ dhe ne kemi një program të shkëlqyer, kemi një program transformues, kemi një program shpëtimtar për Shqipërinë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat