Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Begaj: Ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Begaj: Ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror

Më: 25 janar 2025 Në ora: 08:42
Anastas Janullatos dhe Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Shqipëria humbi sot Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasin, udhëheqësin shpirtëror dhe figurën e shquar të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Gjatë udhëheqjes së tij, Fortlumturia e tij ka udhëhequr Kishën me mençuri, përkushtim dhe dashuri për njerëzit, duke kontribuar në forcimin e saj dhe në krijimin e një rruge të re për besimin ortodoks shqiptar, veçanërisht pas periudhës së vështirë të kaluar.

Ai ishte një shembull i palodhur i përkushtimit shpirtëror dhe një udhërrëfyes për të gjithë ata që e ndoqën.
Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të thella për Kishën dhe për gjithë besimtarët, që humbën atin dhe kryebariun e tyre, një udhëheqës të dashur dhe të nderuar. Trashëgimia e Fortlumturisë së tij do të mbetet gjithmonë e gjallë në zemrat e atyre që e nderuan dhe e donin. Lutemi që Zoti t’i dhurojë prehjen në tendat e të drejtëve dhe qoftë kujtimi i tij i përjetshëm!”,
shkruan Begaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat