Imzot Arjan Dodaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Anastas Janullatos

Shqipëria

Imzot Arjan Dodaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Anastas Janullatos

Më: 25 janar 2025 Në ora: 08:53
Foto nga takimi

Me një mesazh ngushëllimi, ipeshkëv i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj, ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për Arqipeshkvin Metropolit Anastas Janullatos, i cili ka ndërruar jetë.

“Pushofsh në paqe i dashur Arqipeshkvi Metropolit Anastas! Gëzo për amshim jetën e pasosur në Zotin tonë Jezus Krishti, së bashku me Nënën e shenjtë Theotokos dhe me shenjtorët dhe engjëjt!” shkruan Imzot Dodaj në njoftimin e tij.

Ai ka theksuar kontributin e rëndësishëm të Metropolit Anastas për vellazërinë dhe unitetin e të krishterëve, si dhe angazhimin e tij të palodhur për dialogun ndërfetar.

“Faleminderit për vëllazërinë në unitetin e të krishterëve dhe dialogun ndërfetar”, shtoi ai.

Ky mesazh i ngushëllimit dhe nderimit ka ardhur si një kujtim i thellë për veprën dhe ndikimin e Metropolit Anastas në jetën fetare dhe shoqërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat