Plagosi rëndë me thikë një person, arrestohet 55-vjeçari, si nisi konflikti

Shqipëria

Plagosi rëndë me thikë një person, arrestohet 55-vjeçari, si nisi konflikti

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Delvinë pas një sherri.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali, ku Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Delvinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është Festim Abdi, 55 vjeç i njohur si “Feçi”, ish-biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive banale, pasi dy personazhet kanë qenë duke konsumuar alkool.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat