“BE na dha mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor”, Rama: Duhet të kemi më shumë mbështetje

Shqipëria

“BE na dha mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor”, Rama: Duhet të kemi më shumë mbështetje

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:19
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se duhet të ketë më shumë mbështetje për Shqipërinë, gjatë bisedës me profesorin Selami Xhepa në podkastin “Flasim” këtë të shtunë.

Rama: Po t’i marrim shtetet dhe t’i rreshtojmë, ne kemi nisur me trashëgiminë më të varfër institucionale, shtetërore, po të marrësh kilometrat që të gjithë kanë bërë, Shqipëria është me plot të drejtë në pozicionin që është bërë një kapërcim i jashtëzakonshëm, e keqja harrohet e mira s’mbaron, kur shikon disa dokumentarë themi ne kemi jetu këtu. Gjëja që ne kemi fat është Bashkimi Evropian, na dha mundësinë që të përshpejtojmë ndryshimin kulturor, se bëj sa të duash ti ligje, sjellja e administratës, e shtetit formohet në kohë të gjatë, ne shohim vende të tjera, por Gjermania, Franca janë me administrata shumë shekullore dhe ndërkohë ja ku është Greqia më afër nesh.

Xhepa:  Në vitin pikë që ka pasur 1986 ne prodhonim 2 mld mallra, 23 mld mallra, është një indicator për ta patur, e nisëm me 360 dollarë për frymë mbi 10 dollarë, nëse do të masim për të shkuarën e kemi fituar betejën, cështja është ta fitojmë në të ardhmen, standardi ynë është BE dhe duhet ta masim distancën me ta.

Rana: Ky është edhe mallkimi jonë që jemi në këtë anë, se ju jeni në anën që nuk ju gjykon tjetërkush. Mallkimi në këtë sens që vërtet që kemi bërë kapërcim historik, jemi të rrethuar nga konkurrentët më të fortë, shqiptarët e kanë të drejtën të thonë që unë dua të shkoj në Itali, Gjermani, është një sfidë që nuk i shmangesh dot, ne be si pikë referimi mund të bëhet një kapërcim i madh, këtu tek ndryshimi ne deri më sot kemi arritur me shumë pak mbështetje të jashtme po të llogarisësh Poloninë, Çeki Greqi, fondet. Është si pula vezën apo veza pulën, se për të bërë gjithë këto reforma duhet të kemi më shumë mbështetje, se  mund të bëhet si puna e atij e mësova gomarin mos hajde, ai ngordhi, na kanë nihmuar patjetër edhe për fat të keq na ka ndihmuar poizitivisht agresioni në Ukrainë që kuptuan se duhet t’i afrojmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat