Gjendet pa shenja jete një person në Fier, policia rrethon zonën

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete një person në Fier, policia rrethon zonën

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:35
Fier

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit.

Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat