Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës, me zbulimin e 29 kilogramëve të lëndës narkotike kokainë, brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për në portin e Selanikut.
Në mënyrë të veçantë, inspektorët e AADE-së të Doganës së Parë të Selanikut, gjatë kontrolleve të rregullta kampione, zbuluan me përdorimin e një rreze x vetëlëvizëse, një lëndë organike të dyshimtë në makinat frigoriferike të një konteineri me banane të freskëta.
Inspektorët doganorë në bashkëpunim me policinë greke kanë vijuar menjëherë me konfiskimin e lëndës narkotike, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë kompetente.