Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mesazh ngushëllimi

Shqipëria

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë mesazh ngushëllimi

Më: 25 janar 2025 Në ora: 10:53
Anastas Janullatos

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!

Reagimi:

Sipas njoftimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, sot më 25 Janar 2025 ndërroi jetë Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi.

Ai ishte i shtruar në Spitalin “Evangelismos” të Athinës, si pasojë e funksionimit të pamjaftueshëm të shumë organeve. Më parë, ishte kuruar për disa ditë në Spitalin “Hygeia” të Tiranës.

Kryepeshkopi Anastas ishte një nga themeluesit e Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë, kryetar i KNFSH-së për 2 mandate (2018-2020 dhe 2024).

Me këtë rast i gjithë Këshilli Ndërfetar, Bordi i Presidencës (kryetarët e të gjitha komuniteteve fetare H. Bujar Shpahiu, H. Dede Edmond Brahimaj, Pastor Ergest Biti), Kryetari i KNFSH-së për vitin 2025 Mons. Gjergj Meta, Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë shprehin ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!

Pushoftë në paqe!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat