Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Në një reagim në Facebook, shprehet se ndarja nga jeta e hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.
Reagimi:
Të dashur besimtarë të krishterë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Me lejoni që në emrin tim dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Ndarja nga jeta e Hirësisë së tij është një humbje e madhe për komunitetin ortodoks të Shqipërisë dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt ndër vite.
U prehtë në paqe hirësia e tij, Anastas Janullatos!