Berati dhe Korça në zi/ Dëgjohen kambanat e vajtimit për vdekjen e Kryepeshkopit

Shqipëria

Berati dhe Korça në zi/ Dëgjohen kambanat e vajtimit për vdekjen e Kryepeshkopit

Më: 25 janar 2025 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Shumë qytete po vajtojnë për Kryepeshkopin e ndjerë.

Në Berat, janë dëgjuar kambanat e vajtimit.

Ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.

Ndërkohë, ditën e dielë në të njëjtën orë, në të gjitha kishat do të bien këmbanat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat