Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Në një mesazh ngushëllimi, ambasada shprehu vlerësimet e saj për jetën dhe veprën e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, i cili ka lënë një ndikim të thellë në jetën fetare dhe shoqërore të vendit.
“Me pikëllim të thellë morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas.
Besimi i tij i thellë dhe përkushtimi i palodhur për rindërtimin e Kishës Ortodokse, si dhe për bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Qoftë vepra e tij një burim i vazhdueshëm frymëzimi për brezat e ardhshëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.