Analisti Mentor Nazarko ka folur në “News Line” për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Anastas Janullatos, duke thënë se ai ka pasur 33 vjet përkushtim në krye të Kishës Ortodokse.
Ai ka theksuar se ishte një figurë kontradiktore, por që ka kontribuar për Kishën në vendin tonë.
Sipas Nazarkos, një kontribut do të mund të quhej rimëkëmbja infrastrukturore, por dhe arsimore e klerit ortodoks shqiptar.
“Ai ishte një figurë kontradiktore dhe nëse do të thosha diçka, do të ishte ruajtja e unitetit brenda Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Edhe një kontribut i dytë, do të mund të quhej rimëkëmbja infrastrukturore, por dhe arsimore e klerit ortodoks shqiptar. Mirëpo, këto kontribute janë realizuar duke mohuar paraardhësit e tij dhe gjatë këtyre 33 vjetëve të udhëheqjes së kryepeshkopit Janullatos nuk u gjet koha që në nderim të kontributit të tyre për themelimin e Autoqefalisë së kishës sonë, të vendoseshin në manastire dhe të nderoheshin.
Për të mos folur pastaj për nderimin e një figure të madhe siç është Fan Noli, i cili përtej leximit kontraditor, mospërputhës, që ai ishte kryepeshkop i shpallur mekanikisht ose jo, ekziston një fakt i njohur botërisht që më 1922 ai e mori një emërim të tillë”, tha analisti.