Vrasja e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari, i siguroi autorit automjetin

Shqipëria

Vrasja e Kristian Markut, arrestohet 36-vjeçari, i siguroi autorit automjetin

Më: 25 janar 2025 Në ora: 14:44
Erad Cenaj

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e Kristian Marku alias Kristian Bardhi, në Vlorë.

Pas hetimeve të thelluara, theksohet se është arrestuar 36-vjeçari Erad Cenaj me origjinë nga Kukësi. Sipas policisë, 36-vjeçari ka siguruar automjetin për vrasjen e Kristian Markut.

Njëkohësisht, gjatë periudhës hetimore janë kryer veprime dhe janë sekuestruar prova që i shërbejnë hetimit me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat