Sinodi i Shenjtë i Kishës greke: Trupi i kryepeshkopit do nderohet të dielën në Katredalen e Athinës, të hënën do të niset në Shqipëri

Shqipëria

Sinodi i Shenjtë i Kishës greke: Trupi i kryepeshkopit do nderohet të dielën në Katredalen e Athinës, të hënën do të niset në Shqipëri

Më: 25 janar 2025 Në ora: 15:13
Anastas Janullatos

Sinodi i Shenjtë i Kishës greke ka njoftuar se të dielën do të mbahet një Liturgji Hyjnore në Katedralen e Athinës për Kryepeshkopin Anastas.

Trupi i primatit të bekuar do të qëndrojnë në Katedralen e Athinës, ku do të vendoset për nderim publik deri në orët e mëngjesit të së hënës, 27 janar, kur do të nisen për në Shqipëri.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen dhe u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune në moshën 95-vjeçare.

Lajmi u njoftua nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera u bë e ditur se Fortlumturia i tij ndërroi jetë në orën 08:30 me orën lokale greke dhe apo në orën 07:30 me orën shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat