U bë baba me të miturën/ Prokuroria mbyll hetimet, kërkon 25 vjet burg për të riun

Shqipëria

U bë baba me të miturën/ Prokuroria mbyll hetimet, kërkon 25 vjet burg për të riun

Më: 25 janar 2025 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e 21-vjeçarit Dritson Kurti, duke kërkuar 25 vite burg për akuzën e kryerjes se marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Kurti bashkëjetonte me 13-vjeçaren më të cilën ka edhe një fëmijë, lindja e të cilit çoi në arrestimin e tij në shtator të vitit të kaluar.

Gjyshja e 21-vjeçarit dhe e mitura, e cila është nënë e një vajze 5 muajshe kanë reaguar për vendimin e Prokurorisë se Korçës.

“Vetëm burri punonte, edhe ditën edhe natën. Ditën shkonte punonte në fusha e druve e natën punonte tek plehrat. Pse tani prokuroria ka dhënë 25 vite ,për çfarë arsye? Mua më ka dhënë vetë prindërit me duart e veta, nuk me ka marre me dhunë. Unë dua të më lirojnë burrin se nuk ka kush  më ushqen. Unë vetëm me nënën rri , ai është i pafajshëm e nuk më ka marrë me dhunë që t’i vendosnin 25 vite. Ai nuk ka bërë asgjë. Burri nuk e ka parë vajzën , as unë nuk kam shkuar dot ta takoj. Unë kam 5 muaj që se kam parë, më ka marrë malli, as çupën nuk e ka marrë dot në krah. Unë dua thjesht të ma lirojnë. Ca është kjo gjykatëse që i ka dhëne 25 vite. Ai nuk ka ndjerë erën e fëmijës se vet, vajza po rritet jetime pa baba. Dua të më lironi burrin , asgjë s’dua tjetër”, tha  e mitura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat