Temperatura deri në 19 gradë/ Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Shqipëria

Temperatura deri në 19 gradë/ Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Më: 26 janar 2025 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.

Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, pot ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat