Historiania: Shqipëria nuk po futet nga BE për shkak të fesë

Shqipëria

Historiania: Shqipëria nuk po futet nga BE për shkak të fesë

Më: 26 janar 2025 Në ora: 13:01
Elena Kocaqi

Duke folur për debatin publik për shtetin bektashi, historiania Elena Kocaqi tha në Euronews Albania se Shqipëria nuk po futet në BE, pasi cilësohet si shtet mysliman.

“Ne shiheni nga BE me këtë sy dhe po penalizohemi për këtë arsye Evropa na ka pikë të dobët, dhe një nga arsyet që nuk po futemi në BE është feja. E vërteta është kjo.

Po na penalizojnë për t’u pranuar atje, sepse na shohin si shtet mysliman, edhe pse shumica e popullsisë nuk shkon as në kisha e as në xhami. Ata na shohin me këto sy.

Ne e kemi besimin në Zot, dhe besimi është një, dhe gjithmonë Shqipëria ka qenë objekt diskutimesh për copëtimin. E di sa kemi vuajtur për këtë çështje” – përfundoi fjalën e saj Kocaqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat