Dy dosje që bëjnë fjalë për 2 ngjarje të rënda kriminale janë bashkuar në një të vetme, pas indicieve të forta se fshihen anëtarët e të njëjtit grup kriminal në Shkodër.
Bëhet fjalët për ngjarjen e 30 Tetorit 2024 në Dobraç, ku mbetën të vrarë 4 persona dhe ngjarjen tjetër atë të ndodhur në muajin Gusht 2024, në zonën e Vaut të Dejës, ku gjatë një shkëmbi të shtënash, u tentua të vriten dy vëllezërit Andrea dhe Sandër Prendi.
“Ora Neëw” ka mësuar se për këtë ngjarje në Gusht u shpallën në kërkim policor dy personat që kanë qenë në “Audin” e blinduar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Por disa ditë pas ngjarjes ata janë paraqitur në policinë e Shkodrës, ku pasi kanë dhënë shpjegime janë lënë sërisht të lirë.
Vendimi për bashkimin e dy dosjeve, është marrë fillimisht nga prokuroria e Shkodrës dhe më pas SPAK, që tashmë po heton ngjarjet kriminale në një çështje të vetme.
SPAK dhe policia e Shkodrës, kanë ngritur dyshime se në këto dy ngjarje janë përfshirë, Izmir Sakicaj, Samuel Troshani si dhe persona të tjerë që i përkasin aleancës kriminale “Bajri-Bilali”.
Megjithëse kur ka ndodhur ngjarja e masakrës së “Dobraçit”, Astmer Bilali, ndodhej i izoluar në burgun e Reçit, policia ushtroi një kontroll në qelinë e tij në këtë burg.
Gjatë kontrollit, Bilalit ju gjet dhe sekuestrua një aparat celular, i cili tashmë është çuar për ekspertim laboratorik në SPAK, me shpresën e gjetjes së një prove.
Tashmë u bënë 3 muaj nga ngjarja e rëndë e Dobraçit, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, policia dhe SPAK ende nuk ka asnjë person të arrestuar.