Në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, besimtarët ortodoksë iu drejtuan kishave në të gjithë Shqipërinë, për tu lutur e nderuar figurën e tij.
Në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë, u mbajt shërbesa e Përshpirtjes nga Mitropoliti i Korccës, njëkohësisht Mbikqyrës i Kryepiskopatës pas vdekjes së Janullatosit dhe klerikë të tijerë, ndërsa dhjetëra besimtarë ortodoksë morën pjesë duke u lutur për prehjen e shpirtit të Kryepeshkopit.
Në Korccë, në mungesë të mitropolitit,imzot Johanit,i cili u caktua nga Sinodhi i Shenjtë,kujdestar i fronit të krypeshkopit, shërbesa u mbajt nga një tjetër klerik.
Gjatë shërbesës së mëngjesit, u kujtua vepra dhe përkushtimi i Anastas Janullatos, me theksintek solidaritet, përgjegjësia dhe bashkimi i komunitetit ortodoks për të vazhduar misionin e tij.
Besimtarët vlerësuan kontributin e Janullatos përgjatë thuajse 30 viteve në krye të Kishës Ortodokse, sipas të cilëve e ngriti nga hiri atë.
Edhe në Gjiroakstër, mëngjesin e së dielës, u mbajtën lutjet pas liturgjisë, në Katedralen Ngjallja e Krishtit, e cila është përuruar në vitin 2016, dhe meshën e parë e ka mbajtur pikërisht Kryepeshkopi Anastas.
Kisha ortodokse e Shën Gjergjit në Fier, mbajti gjithashtu një shërbesë përkujtimore nën drejtimin e At Niko Bregut, Nikolla Davidhit dhe Dhimitër Loshit, pasi Mitropoliti Hirësi Nikolla ka udhëtuar në Greqi për të shoqëruar trupin e të ndjerit Janullatos për në Shqipëri.
Këmbanat e kishave ortodokse ranë për disa minuta, për Kryepeshkonin e ndjerë.