Dëmtohet ura mbi liqenin e Ulzës/ Erërat e forta dëmtojne bazamentin, bashkia e Matit premton rikonstruksionin

Shqipëria

Dëmtohet ura mbi liqenin e Ulzës/ Erërat e forta dëmtojne bazamentin, bashkia e Matit premton rikonstruksionin

Më: 26 janar 2025 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Ura  mbi liqenin e Ulzës është dëmtuar nga erërat e fuqishme të disa ditëve më parë.

Kjo është një urë pasarelë e ndërtuar me disa kavo metalike. Erërat e fuqishme dëmtuan një pjesë të bazamentit të trarëve dhe dërrasave.

Për disa banorë që kanë bagëtitë në anën tjetër të lumit thuajse mbetën të izoluar, sakaq autoritetet vendore të bashkisë së Matit premtuan rikostruksionin e kësaj ure.reni afro të 80-tave dhe Zefi i biri, menjëherë kanë nisur rindërtimin e urës së dëmtuar.

Ata me varkë mblodhën binarët dhe dërrasat e rëna në liqen duke nisur riparimin e urës pasarelë.

Banorët tregojnë se kjo zonë është një mrekulli natyrore mjaft e vizituar në çdo stinë të vitit, nga turistë vendas dhe të huaj.

Gjatë sezonit veror numri i turistëve pati kapërcyer parashikimet, pasi turistët preferojnë natyrën  dhe bukuritë që dhurojnë liqeni, urat pasarelë, sigurisht dhe me historitë e kësaj zone.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat