Zjarr në katin e katërt të një ndërtese në Durrës, gjashtë persona përfundojnë në spital

Shqipëria

Zjarr në katin e katërt të një ndërtese në Durrës, gjashtë persona përfundojnë në spital

Më: 26 janar 2025 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Është përfshirë nga zjarri kati i katërt i një ndërtesë në Durrës.

Raportohet se gjashtë persona kanë pësuar asfiksi dhe janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, të cilët janë duke punuar për shuarjen e zjarrit si dhe po evakuojnë banorët.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat