Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Gjatë një konflikti për motive banale, një 24-vjeçar ka goditur me thikë në bark Eduart Rrapin, 50 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mundur te identifikoje autorin, dhe u kap disa orë pas ngjarjes. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Aleks Petro.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.