“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

Shqipëria

“Parashikova vdekjen e Enver Hoxhës”, rrëfimi i rrallë i Ilir Demaliajt: Sigurimi më futi dy studente që të më përgjonin

Më: 26 janar 2025 Në ora: 22:37
Ilir Demalia

Analisti i njohur Ilir Demalia, ishte i ftuar sot në “E diell”, ku si rrallëherë rrëfeu për historinë e familjes, arrestimet, përgjimet e sigurimit, ndryshimi i sistemit dhe arratisja nga ambasadat në vitet ‘90.

Në një intervistë për gazetarin  Edi Manushi, Demalia rrëfeu sesi i angazhoi sigurimi i shtetit dy studente për ta përgjuar dhe sesi vetë ai parashikoi vdekjen e diktatorit Enver Hoxha.

“U ktheva në kinostudio. Binaku mori pafajësinë, unë punoja, lyeja me bojë te antibiotiku. Aty takoj dy goca. Ishin gjimnaziste të partizanit dhe bënin praktikë, emrat nuk i them por janë në dosje,. I kishte rekrutuar sigurimi, njëra nga ato më thotë mua Keith Richards. I thashë unë mua më kanë thënë gjithmonë John Lennon, budallaqet e moshës. Në rrugën e Durrësit isha unë, im vëlla dhe Agim Kubati, që kishim flokët e drejta içik Beatles.

I jap një libër këtyre unë, ndaluar për kohën. I them unë që ky regjim do të bjerë, ishte viti ‘84 sepse e kisha sajuar vetë, sepse kurani dhe bibla thotë se një regjim nuk zgjat më shumë se 45 vjet. Ose do të bjerë regjimi ose vdes diktatori, por kjo ishte e rëndë. Është në dosje. Tani fati ishte që në atë kohë, dy muaj kishte që kishte marrë pafajësinë Binaku. Në këtë moment, arrestohet një tjetër, një njeri që e njihte im atë dikur, e arrestojnë si grup armiqësor. Ky lëshon deklaratë që mua këto mi ka mësuar Binaku, ia fut kot. Në këtë moment i hapet dosja dhe Binakut, në ’84, dosja e tim ati dhe dosja ime. Dosja ime fillon me këto, që përhap literaturë të ndaluar, që flet për Fishtën, tentativë arratisje”-u shpreh Demalia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat