Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit.
Ku i dënuari Sandër Deda, 35 vjeç i ka dhënë fund jetës duke varur veten.
Raportohet se 35-vjeçari sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.
Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.