Berisha: Ervin Salianji martir i gjallë i fjalës së lirë

Shqipëria

Berisha: Ervin Salianji martir i gjallë i fjalës së lirë

Më: 27 janar 2025 Në ora: 12:40
Kryetari i PD, Sali Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit të ish-deputetit Ervin Salianji se është manipuluar shorti i rekursit të tij në Gjykatën e Lartë. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se “kjo dëshmon fytyrën e regjimit të Ramës”.

Ai e quajti Salianjin martir të gjallë të fjalës së lirë. “Ai qëndron në qeli vetëm e vetëm pse paraqiti prova të pakontestueshme se Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij kriminel, trafikant, që e merrte në mbrojtje, drejtonin trafiqe të tmerrshme”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shton se vetëm në gjykatat e Bjellorusisë dhe Iranit ndodh që të ndryshohet shorti me short.

“Ndryshimi nga Rama-Xhafaj me përsëritje të shortit në prag të seancës së gjykimit, duke i dorëzuar shortin Sokol Binajt, një militant i vjetër i PS, i shumënjohur si i tillë, pasaardhës i një ish-xhelati të diktaturës komuniste, dhe caktimi i tij jashtë çdo lloj parashikimi dhe procedure, duke ndryshuar shortin me short, tregon tmerrin që kanë klani Xhafaj dhe klani Rama ndaj denoncimit të Ervin Salianjit.  Nuk ka ndodhur kurrë, kjo ndodh vetëm në gjykatat e Edi Ramës, të Lukashenkos dhe të ajatollahëve të Teheranit”, theksoi Berisha.

Deklarata

Në një akt të pashembullt, të paprecedent, Edi Rama urdhëroi ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë, që shqyrton dosjen e deputetit të PD, Ervin Salianji.  Ky akt i shëmtuar politik dëshmon dhe njëherë fytyrën e vërtetë të regjimit të Edi Ramës. Dëshmon dhe njëherë lidhjet e tij të tmerrshme me klanin Xhafaj, dhe se klani Rama dhe klani Xhafaj janë dy klanet mafioze më të rrezikshme të Shqipërisë, të rajonit dhe Europës, pasi janë dy klanet që kontrollojnë me t gjithë pushtetin ekzekutiv dhe të tjera, trafiqet kriminale në këtë vend.

Ndryshimi nga Rama-Xhafaj me përsëritje të shortit në prag të seancës së gjykimit, duke i dorëzuar shortin Sokol Binajt, një militant i vjetër i PS, i shumënjohur si i tillë, pasaardhës i një ish-xhelati të diktaturës komuniste, dhe caktimi i tij jashtë çdo lloj parashikimi dhe procedure, duke ndryshuar shortin me short, tregon tmerrin që kanë klani Xhafaj dhe klani Rama ndaj denoncimit të Ervin Salianjit.

Nuk ka ndodhur kurrë, kjo ndodh vetëm në gjykatat e Edi Ramës, të Lukashenkos dhe të ajatollahëve të Teheranit.

Ervin Salianji është një martir i gjallë i fjalës së lirë.

Ai qëndron në qeli vetëm e vetëm pse paraqiti prova të pakontestueshme se Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij kriminel, trafikant, që e merrte në mbrojtje, drejtonin trafiqe të tmerrshme.

Se Olsi Rama me Geron Xhafën, siç oshëtinte e gjithë Vlora, ishin zotërit e lojërave të fatit dhe ndanin pra larjen e parave.

Ervin Salianji nuk ka bërë kurrë një padi në jetën e tij përveçse padisë publike, atë që duhet të bëjë çdo deputet në parlamentin shqiptar.

Ai ka lexuar regjistrimin që një gazetar guximtar, Jetmir Olldashi, i bëri famëziut trafikant, të cilët me shumë të drejtë presidenti Donald Trump ka ndërmend t’i shpallë kartelet e drogës si grupe terroriste. Ato të tilla janë.

Pra, një denoncim që i bëri vëllait të ministrit se drejtonte sasi të mëdha trafiqesh nga Vlora.

Ngarkesa për të cilën bëhej fjalë ishte 13 ton e 300 kg. Duke mbajtur në burg një politikan të ri guximtar, Edi Rama dëshmon se ka frikë dhe tmerr nga krimet që ka kryer.

Unë dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar. Këtë akt kriminal të mbajtjes së një njeriu të pafajshëm prapa hekurave.

Dhe meqenëse trupa gjykuese duket se nuk gjente dot asnjë lloj motivi për të pranuar këtë vendim politik të gjykatave të shkallëve të tjera, dhe i bëri të qartë Edi Ramës se nuk do mund të vendoste sipas dëshirave të tij, ajo u ndërrua dhe u shtua famëzi Sokol Binaj, një militant i verbër i PS.

Gjithashtu unë i shpreh solidaritetin tim të plotë dhe total Ervin Salianjit dhe e siguroj se PD do bëjë gjithçka që klani mafioz Rama-Xhafaj të marrë përgjigjen e merituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat