E rëndë në Pogradec! I riu i jep fund jetës, dyshohet se kishte krijuar varësi nga droga

Shqipëria

E rëndë në Pogradec! I riu i jep fund jetës, dyshohet se kishte krijuar varësi nga droga

Më: 27 janar 2025 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Tentoi t’i japë fund jetës rreth 2 muaj më parë por u shpëtua nga dy të rinj në momentin e fundit, 31-vjeçari nga Pogradeci i jep fund jetës duke u varur në banesën e tij ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 4 të qytetit të Pogradecit. 31-vjeçari kishte kohë që kishte krijuar varësi nga lëndët narkotike, çka dyshohet se ishte dhe motivi që herë pas here kishte luhatje të humorit. Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat.

Dy të rinjtë që e shpëtuan thanë atë kohë për mediat se 31-vjeçari ju kishte rrëfyer se ishte i mërzitur me fjalët që dëgjonte nga njerëzit. Ai ndihej i bullizuar prej tyre.

Gjithashtu ata shtuan se  31-vjeçari në tentativën e parë të vetëvrasjes ishte nën efektin e alkoolit. Tentativa e parë për vetëvrasje ndodhi në 5 dhjetor të vitit 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat