U përball sot në GJKKO/ Këlliçi reagon sërish pas shtyrjes së gjyqit me Bollinon

Shqipëria

U përball sot në GJKKO/ Këlliçi reagon sërish pas shtyrjes së gjyqit me Bollinon

Më: 27 janar 2025 Në ora: 17:22
Belind Këlliçi

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rjetet sociale ka reaguar sërish pas shtyrjes së seancës gjyqësore për shpifje mes tij dhe Carlo Bollinos. 

Postimi i Këlliçit:

Disa pyetje publike për Carlo Bollinon?

Cila ishte arsyeja e vizitës tënde sot në selinë e 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë, nga ora 11:34-12:52?

Gjatë kësaj kohe që ke qëndruar brenda ambjenteve të bashkisë, a je takuar me kreun e 5D Erion Veliaj?

Cila është arsyeja që fill pas seancës sot në Gjykatën Penale Tiranë, ti shkove dhe u paraqite në Bashkinë Tiranë?

Image
Postimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat