Pezullohen tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec, akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre

Shqipëria

Pezullohen tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec, akuzohen për falsifikim dhe shpërdorim detyre

Më: 27 janar 2025 Në ora: 17:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra pasi mbi ta rëndojnë disa akuza.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Të pezulluar janë përkatësisht një nënkomisar dhe dy inspektorë në Shërbimin e Stacionit të Policisë Kufitare Pogradec.

Vendimi i gjykatës, erdhi mbi bazën e materialeve të referuara pas dyshimeve të arsyeshme se këta punonjës policie, edhe pse kanë konstatuar më datë 28.12.2024 dy shtetas. duke kryer peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit dhe kanë favorizuar aktivitetin e kundraligjshëm të këtyre shtetasve, me dyshime përfitimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat