Spiropali takim me reporterin e PE për Shqipërinë, Schieder: Ambicia jonë për anëtarësimin në BE po mbështetet nga rezultatet e reformave

Shqipëria

Spiropali takim me reporterin e PE për Shqipërinë, Schieder: Ambicia jonë për anëtarësimin në BE po mbështetet nga rezultatet e reformave

Më: 27 janar 2025 Në ora: 18:02
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder.

Spiropali e informoi reporterin Schieder mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë.

“Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit.

Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane. Ambicia jonë për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.”, nënvizoi Spiropali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat