Boeri, krijuesi i planit urbanistik të Tiranës nën hetim në Itali/ Goci: Prokuroria duhet të kërkojë informacion nga Milano mbi këtë skandal

Shqipëria

Boeri, krijuesi i planit urbanistik të Tiranës nën hetim në Itali/ Goci: Prokuroria duhet të kërkojë informacion nga Milano mbi këtë skandal

Më: 27 janar 2025 Në ora: 21:11
Stefano Boeri

Pedagogu Ervin Goci ka reaguar pasi Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektin Stefano Boeri dhe dy të tjerë, pasi akuzohen për abuzim me ndërtime dhe zhvillim i paligjshëm. Në një reagim në rrjete sociale, Goci shkruan se (Boeri) Hartuesi i Planit të Përgjithshëm të Tiranës ka të paktën 3 ndërtime të mëdha, ka planin e Tirana River Side në zonën e 5 Majit dhe 3 shkolla që po i bën zyra e vet në Tiranë.

Goci shkruan se Boeri por edhe arkitekte te tjerë të cilët kanë kryer vizita të rregullta në Tiranë nën shoqërinë e Edi Ramës, të cilët janë të përfshirë në projekte korruptive nuk janë hetuar asnjëherë. Më tej Goci shkruan se duke qënë se Boeri është një nga arkitektët kryesor të planit Urbanistik të Tiranës dhe i njohur si mik i kryeministrit Edi Rama, Prokuroria e Tiranës duhet të kërkonte informacion nga Prokuroria e Milanos për të ditur më shumë informacion mbi akuzat që rëndojnë mbi të.

Goci: Fytyra e Planit te Pergjithshem, mesa duket hajduti me fame nderkombetare, Stefano Boeri bashke me nje arkitekt tjeter te famshem kane perfunduar ne arrest shtepiak, per shkak te nje afere korruptive ne nje komision vleresimi per nje projekt te rendesishem te nje Biblioteke Europiane qe do ndertohej ne Milano.
E verteta eshte qe hartuesi i Planit te Pergjithshem te Tiranes ka te pakten nja 3 ndertime te medha, ka planin e Tirana River Side ne zonen e 5 Majit dhe 3 shkolla qe po i ben zyra e vet ne Tirane, sipas vezhgimit te gazetares Ola Xama.

Hartuesi i Planit te Pergjithshem eshte dhe perfituesi i lejeve per te ndertuar ne Planin qe ka bere po vete. Ne Shqiperi nuk eshte hetuar asnje nga arkitektet e perfshire ne projekte korruptive, njerez qe kane te pakten qe prej me shume se 20 vitesh qe bejne vizita te rregullta ne Tirane ne shoqerine e Edi Rames dhe asnjere nuk jane hetuar, madje ka dhe video si ne rastin e Winny Maas qe kane pohuar me gojen e tyre se projektet e tyre jane vendosur ne biseda private me kryeministrin e vendit pa pyetur kerrkend.

Nje Prokurori serioze do kerkonte informacion nga Prokuroria e Milanos per te ditur me teper per kete skandal korruptiv te njeriut qe ka hartuar dokumentin me te rendesishem per zhvillimin e qytetit.
Asnje arkitekt nuk eshte hetuar ne Shqiperi, megjithese eshte vete Boeri qe ka marre projektin Tirane River Side ne zonen e 5 Majit, pa asnje konkurs pa asgje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat