Pronat e ushtrisë/ Tafani: Qeveria është munduar që të shmangë presidentin si komandat i FA-ve

Shqipëria

Pronat e ushtrisë/ Tafani: Qeveria është munduar që të shmangë presidentin si komandat i FA-ve

Më: 27 janar 2025 Në ora: 22:44
Endri Tafani

Endri Tafani, analist, jurist tha se mundohen që të shmanget presidenti si komandat i Forcave të Armatosura për pronat e ushtrisë.

Tafani: Mundohet që të shmanget presidenti si komandat i Forcave të Armatosura. Edhe kur është bërë ligj në fillim këta janë mundur që ta shmangin në vitin 2014. Gjithmonë është bërë një kjo tentativë, sepse nuk ka qëlluar që mes qeverisë dhe presidentit të jetë po i njëjti politikisht.

Mundoheshin që me marifete ta shmangnin dhe mazhoranca mundohej të dilte me marifete juridike.

Kjo nuk bën sens juridikisht dhe është totalisht e paligjshëm. Kur thotë presidenti se është brenda planit të hapjes dhe nuk mund të bësh ndarje të tilla që nuk kanë kuptim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat