Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira të lehta, parashikimi i motit për sot

Më: 28 janar 2025 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në qarkun e Dibrës deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat