Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, plagosen drejtuesit

Shqipëria

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, plagosen drejtuesit

Më: 28 janar 2025 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Varibob.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve.

Ata ndodhen në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat