“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore

Shqipëria

“Gërdeci”/ Shtyhet seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu: Jam në SHBA për ekzaminime mjekësore

Më: 28 janar 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Gjykata e Posaçme shtyu për më 12 shkurt seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur.

Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat