Vëllai i Hekuran Dedës përfundon dëshminë në SPAK: Kam besim se ngjarja do zbardhet

Shqipëria

Vëllai i Hekuran Dedës përfundon dëshminë në SPAK: Kam besim se ngjarja do zbardhet

Më: 28 janar 2025 Në ora: 11:49
Foto ilustrim

Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës i cili u vra në protestën e 21 janarit 2011 ka deklaruar pas përfundimit të dëshmisë në SPAK se ka besim se ngjarja e 14 viteve më parë do të zbardhet.

Shkurt për mediat ai tha se kanë deklaruar çdo gjë që i është kërkuar nga ana e Prokurorëve të SPAK.

“Ato që na kërkuan i thamë. Shpresojmë se do zbardhet”, tha Zabit Deda për gazetarët, i cili theksoi se ne pyetje do merren edhe vellezerit e tjere.

Më 21 janar të 2011, protestuesit Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Ziver Veizi mbetën të vrarë nga armët e Gradës së Republikës gjatë një demonstrate të opozitës kundër korrupsionit të dyshuar të qeveritarëve të kohës.

Dosja tashmë është në duart e SPAK pas urdhrit të Gjykatës së Lartë dhe një vendim të Strasburgut që e quajti qartë krim shtetëror.

Kjo çështje është në hetim paraprak, dhe se po bëhen hetime shumë intensive thuajse të përditshme, por dinamika e ngjarjes është e atillë, që sjell nevojën për veprime hetimore të shumta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat