Sali Berisha njofton protestën e radhës: Do jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Shqipëria

Sali Berisha njofton protestën e radhës: Do jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Më: 28 janar 2025 Në ora: 13:43
Sali Berisha

Më 8 shkurt Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare.

“PD, e cila prej kohësh ka shpallur mosbindjen civile si rrugë të vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie më datën 8 shkurt fton protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria, ditën e shtunë për të treguar mospajtimin e plotë me këtë grusht kriminelesh që nuk njohin asnjë normë që bëjnë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë, që mendon sesa më shumë vjedh aq më shumë e votojnë.

Që mendon sesa më shumë poshtëron shqiptarët aq më shumë e votojnë, sesa më shumë frikëson shqiptarët aq më shumë e votojnë. Shqiptarët do ngrihen në këmbë në një protestë të fuqishme që Shqipëria nuk e ka parë kurrë më parë.

Ndaj ftoj qytetarët shqiptarë ditën e shtunë më 8 shkurt, e gjithë Shqipëria në Tiranë dhe e gjithë Tirana në sheshe dhe rrugë kundër këtij regjimi që i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë dëmet më të mëdha në historinë e tyre”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat