Maxhoranca ka vendosur të shtyjë afatin për investimet strategjike deri në 31 dhjetor të vitit 2026 nga fundi i 2024 që ishte limiti.Propozimi i bërë nga deputetja Pranvera Resulaj është miratuar në komisionin ekonomisë.
Kjo nismë është marë me synimin për të zgjeruar sektorët e ekonomisë ku do të përqëndrohen projektet me kushtin që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.
Drejtorja e Agjensisë së Zhvillimit të Investimeve tha se efektet e ligjit për investimet strategjike janë të konsiderueshme në ekonomi.
Ndryshimet ligjore parashikojnë ndër të tjera marjen e masave për Konsolidimin e tokes” me qellim saktesimin hartografik, ripershtatjen ,riregjistrimin e pasurise apo verifikimin kadastral.
Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të investimeve strategjike e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi.