100 mijë palestinezë në Shqipëri? Çika: Pse nuk besoj që kjo ide mund të bëhet realitet

Shqipëria

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Çika: Pse nuk besoj që kjo ide mund të bëhet realitet

Më: 28 janar 2025 Në ora: 15:03
Emiljo Çika

Emiljo Çika, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare, i ftuar në Programin e Drekës në News 24 foli për situatën në Gaza. Çika tha se në Gaza ka pasur një dëmtim të rëndë të infrastrukturës.

I pyetur nëse Shqipëria mund të pranojë 100 mijë palestinezë, ai tha se nuk e beson këtë ide. Çika shtoi se 100 mijë persona nga Palestina është numër i lartë, gjë që do ishte problem për një vend si Shqipëria. Ai nënvizoi se kryeministri Rama e mohoi se mund të vijnë palestinezë në vendin tonë e nuk kemi pse mos ta besojmë.

Emiljo Çika, profesor i Të Drejtës Ndërkombëtare: Situata në Lindjen e Mesme është e rëndë. Ka dëme të mëdha infrastrukturore. Për të rindërtuar Gazën duhen 50 miliardë dollarë. Vendet arabe duhet të investojnë që të zhvillojnë në infrastrukturë Gazën. Nëse ikin banorët, enklava mund të kthehet në vend turistik. Jordania e Egjipti nuk pranojnë që palestinezët të zhvendosen nga Gaza.

100 mijë palestinezë që mund të vijnë në Shqipëri është numër i lartë, që mund të ndryshojë edhe balancat në shumë aspekte. E shoh të vështirë që të vijnë 100 mijë palestinezë në Shqipëri. E dyta, vetë kryeministri Rama ka thënë se nuk do pranojë palestinezë, e nuk ka pse mos ta besojmë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat