Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndërtimet e shkollave në Tiranë.
Rama në një video-mesazh ka vlerësuar punën e Bashkisë së Tiranës duke deklaruar se janë ndërtuar deri më tani 45 shkolla të reja, ndërkohë që ka shtuar se 10 të tjera janë në proces ndërtimi.
Po ashtu Rama ka theksuar se historia e grabitjeve të oborreve të shkollave në Tiranë është histori e vjetër dhe e rrumpallës së viteve ’90.
“Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete, se janë shumë për t’u parë. Janë 45 shkolla të reja në Tiranë, 10 të tjera janë në proces. Të shikosh edhe nxënësit, historia e grabitjeve të oborreve, është e vjetër, e rrumpallës së viteve ’90. Një nga ato kthime u bë te shkolla “Kosova”. Isha kryetar bashkie, harrojeni se do ndërtoni pallat sa të jem unë këtu. Noc Rrokun morën nga gjithë ai agresion mbi truallin dhe mbi godinën e shkollës “Kosova”, njësoj siç do e marrin më 11 maj. Shqipëria nuk do të zbresë kurrë më poshtë, do ngjitet drejt majës së 2030. Erdhi 11 maji, këtu do jemi”, theksoi ai.