“Qeveria shkatërroi vendin”/ Maliqi: Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer do përmbysin këtë regjim

Shqipëria

“Qeveria shkatërroi vendin”/ Maliqi: Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer do përmbysin këtë regjim

Më: 28 janar 2025 Në ora: 16:03
Drejtuesi politik i PL në Berat, Lefter Maliqi

Drejtuesi politik i PL në Berat, Lefter Maliqi, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 tha se qeveria e Ramës po shkatërron vendin.

Maliqi theksoi se opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer do përmbysin kastën në pushtet prej 2000 njerëzish.

“Arben Ahmetaj e quajti kryeministrin kreun e organizatës kriminale. Opozita ka për detyrë që të rrëzojë kreun e organizatës kriminale. Kjo organizatë kriminale përbëhet nga 2000 njerëz të afërt me kryeministrin. Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer do përmbysin kastën në pushtet prej 2000 njerëzish. Janë dy mijë vetë, që kërcënojnë e blejnë vota. Bleu ambasadorë, çfarë nuk i ka bërë këtij vendi. Kryeministri e shkatërroi vendin. Narko-shteti me oligarkë dhe banditë rrëmbeu postin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës. Ma rrëmbyen mandatin e kryetarit të Bashkisë. Të gjithë duhet të kalojnë në primare në PD, përpos kryetarit të partisë, që është zgjedhur nga anëtarët. Ne duhet të përballemi me anën tjetër që nuk ka lënë skandal pa bërë, me njerëz dinjitozë. Unë kërkoj mbështetjen e demokratëve, por edhe të socialistëve të zhgënjyer dhe elektoratit gri. Do ta fitojmë Beratin 4:3. Meta është në burg me urdhër nga babloku”, tha Maliqi.

Më tej, Maliqi shtoi se arrestimi i Metës ishte politik, duke thënë se shpreson që presidenti i PL të lirohet sa më shpejt. Ai tha se arrestimi i Metës është një lojë e Ramës, për të shkatërruar Partinë e Lirisë, pasi është një parti e majtë.

“Arrestimi i Metës ishte politik dhe banditesk. Ne shpresojmë që Meta të jetë i lirë, ai nuk i është larguar asnjëherë drejtësisë. Kjo është lojë e Ramës për të shkatërruar ish-LSI-në. Meta është në dijeni dhe ka komunikim mes tij dhe funksionarëve të Partisë së Lirisë. Burgjet janë mbushur më kot, pasi gjysma e të paraburgosurve janë të pafajshëm. Në Shqipëri nuk ka drejtësi. Protesta e 8 shkurtit do të jetë masive. Besoj tek ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Shpresoj që Meta të lirohet. Forcat opozitare të bëjë marrëveshje, për të luftuar një bandë kriminale, që duhet rrëzuar sa më parë”, u shpreh Maliqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat