U ndje keq gjatë seancës në gjykatë, avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë në spital

Shqipëria

U ndje keq gjatë seancës në gjykatë, avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë në spital

Më: 28 janar 2025 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Avokati Gjovalin Ulndreaj, ka ndërruar jetë. Mësohet se avokati ka shfaqur probleme gjatë një seancë në Gjykatën e Apelit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.

Fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në ambientet e spitalit.

“Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat