“Qeveria dhe krimi janë bërë një”/ Bylykbashi: Qytetarët të protestojnë më 8 shkurt për abuzimet e shumta të pushtetarëve

Shqipëria

“Qeveria dhe krimi janë bërë një”/ Bylykbashi: Qytetarët të protestojnë më 8 shkurt për abuzimet e shumta të pushtetarëve

Më: 28 janar 2025 Në ora: 17:41
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi

Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 foli për zgjedhjet e 11 majit.

Duke u ndalur tek primaret në Partinë Demokratike, Bylykbashi nënvizoi se ky proces do të bëjë që në listat për kandidatë të PD-së të jenë njerëzit më të aftë profesionalisht.

“Procesi është sfidues, nuk është i lehtë. Ne kemi bërë primare edhe më herët. Procesi do ishte më mirë të bëhej më herët. PD është në fazën e ndërtimit të koalicionit. Është listë e koalicionit, që drejtohet nga PD. Shumë vetë janë të prirur të shikojnë anën negative. PS nga ana e saj nuk ka demokraci brenda partisë. Shumica e qytetarëve duan rotacion politik. PD do të zgjedhë figurat më të mira”, tha ai.

Duke folur për protestën e 8 shkurtit, Bylykbashi theksoi se qytetarët duhet të protestojnë për abuzimet e shumta të pushtetarëve. Ai tha se shqiptarët kanë në pushtet një kryeministër që bën udhëtime të shtrenjta me charter, që paguhen me taksat e shqiptarëve.

“Qeveria teknike u kërkua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Protesta e 8 shkurtit është për gjithçka kemi protestuar gjatë gjithë këtyre viteve. Cosa Nostra ra nga dëshmia e një të penduari të drejtësisë. Nëse kemi kryeministër që pi verë 33 mijë euro dhe harxhon miliona euro për avionët, këtu kemi anormalitet. Qeveritarët janë të lidhur me kriminelë”, u shpreh Bylykbashi.

Më tej, Bylykbashi e vlerësoi si tepër të rëndësishme votën e diasporës, duke thënë se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do bëjnë ndryshimin në këto zgjedhje.

“Janë 120 mijë deri në 140 mijë shqiptarë jashtë vendit, që nuk kanë dokument. Janë shtetas shqiptarë, që kanë ikur zakonisht larg. Ata me dokumentin që kanë, (të vendit ku jetojnë) hyjnë në Shqipëri pa problem. Vota e diasporës do të bëjë ndryshim në këto zgjedhje”, deklaroi Bylykbashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat