’21 janari, krim shtetëror dhe monstruoz’/ Çupi: Berisha bën thirrje për vëllavrasje edhe pse është në opozitë

Shqipëria

’21 janari, krim shtetëror dhe monstruoz’/ Çupi: Berisha bën thirrje për vëllavrasje edhe pse është në opozitë

Më: 28 janar 2025 Në ora: 19:44
Frrok Çupi

Hetimet lidhur me çështjen e 21 janarit kanë përparuar dhe pritet me interes vijimësia.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në studion e ‘Tirana Live’ e cilësoi këtë çështje të zbardhur dhe se tabloja e këtij krimi monstruoz është e zbardhur.

Sipas Çupit, 21 janari është një krim shtetëror dhe ndonëse Berisha është në opozitë, ai vijon të bëjë thirrje për vëllavrasje.

“Ne presim që çështja të shkojë në gjyq dhe të marrin dënimin e merituar dhe shtetit të çlirohet nga krimi. Është një krim kapilar që e përshkron shtetin. Pa zbardhur këtë krim nuk ka asnjë mënyrë për zhvillimin e shtetit, çlirohet shteti nga krimi. Jemi i vetmi vend në Evropën Lindore që vazhdon shteti të ketë mbi shpatulla krimin e vrasjes. Vetëm në Shqipëri ajo pjesë e shtetit vazhdon të thotë vrasje që do të thotë se është shumë familjare me marrjen e jetës së njeriut. Autori i gjithë kësaj vepre është Sali Berisha.

PD i ka protestat për të mbrojtur krimin e kryetarit. Berisha i reziston drejtësisë me dhunë, para, vrasje. Kemi të bëjmë me një politikë që përdor të gjitha mjetet kundër stabilitetit të vendit. çështja e 21 janarit ka përparuar shumë. Ajo çështje është e zbardhur, është krejtësisht si në qelq sepse aty ka prova direkte dhe jodirekte që kanë plotësuar tërë tablon e një krimi monstruoz.”, tha ndër të tjera Çupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat