Kryeministri Edi Rama është rikthyer pas në kohë duke zbuluar një bisedë të bërë me Pandeli Majkon në momentin që ka marrë drejtimin e PS-së.
Gjatë inspektimit që bëri në laboratorin e mediave dixhitale që do të përdoren nga studentët e gazetarisë në FHF, Rama iu është përgjigjur pyetjeve të studentëve me të cilat zhvilloi podcastin.
Pandeli Majko i ka kërkuar Ramës që të heqë çorapet e kuqe dhe të martohet.
Studentja: A ka një arsye të veçantë pas stilit të veçantë që ju përdorni, ngjyrat e çorapeve apo kravata?
Rama: Shiko, kravata është ishulli i fundit i lirisë që më ka mbetur. Mua më kujtohet që kur unë u bëra kryetar i Partisë Socialiste dhe të nesërmen shkova në zyrë dhe Pandeli Majko ishte bërë sekretar i Përgjithshëm dhe ne ishim kundërshtarë sepse ai u vendos kandidat nga grupi që mbështeste në atë kohë Rexhep Mejdanin që ishte në atë kohë kandidati rival i imi.
Dhe ndërkohë nga ana jonë ishte Arta Dade që ishte kandidate dhe faktikisht 2 pozicionet i fituan 2 përfaqësues të 2 grupeve në atë Kongres dhe unë shkova tek zyra e Pandit dhe i thashë “ti ishe kundër meje, por tani ne duhet të punojmë bashkë”.
Më tha “para se ta hapim këtë bisedë, shko hiq çorapet e kuqe dhe martohu”. Besoj që aty ka filluar ndryshimi. I kam, por i vesh rrallë.