Mos harroni çadrat, sot reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të jenë temperaturat

Shqipëria

Mos harroni çadrat, sot reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të jenë temperaturat

Më: 29 janar 2025 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herapsherëshme shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës (me ndërprerje).

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-13m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 4 deri 12°C në zonat e ulëta 7 deri 18°C në zonat bregdetare 10 deri 18°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat