Homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas, Baba Mondi: Ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare! Zoti e pastë në parajsat e Tij

Shqipëria

Homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas, Baba Mondi: Ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare! Zoti e pastë në parajsat e Tij

Më: 29 janar 2025 Në ora: 11:46
Baba Mondi

Po zhvillohet sot dita e dytë e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në nder të Kryepeshkopit të ndjerë Anasatas.

I pranishëm për të kryer nderimet ka qenë edhe Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj

“Njeri që ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare. Ai largohet nga kjo botë me veprat që la pas. Ngushëllime për komunitetin ortodoks.

Zoti e pastë në parajsat e Tij. Qoftë dritë dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, u shpreh ai.

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit do të përcillet nesër për në banesën e fundit rreth orës 11:00, ndërkohë që rreth orës 10:00 do të mbahet edhe shërbesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat