Makina “Porche” e cila dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar të vrasjes së Lulzim Vishës ka përfunduar ekzaminimet shkencore.
Sipas burimeve për gazetaren e ABC News, Bleona Sari, deri tani nuk është zbuluar ndonjë gjurmë apo provë që të ndihmonte në hetime.
Po sipas burimeve, mjeti rezulton i vjedhur në Elbasan pak kohë më parë dhe për të ka pasur denoncim.
Arma e gjetur në banesën e Eduart dhe Ervis Lamit është e ngjashme me armën e djegur, për këtë policia po punon për të krahasuar gjurmët nëse janë të njejta me ato të gëzhojave , armës së djegur por edhe armës së sekuestruar gjatë kontrollove pas vrasjes së Lulzim Vishës në Kamëz.
Kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha, ai është shprehur nuk kanë pasur ansjë debat apo konflikt as me viktimën as me vëllain e tij.
Deri më tani Eduart Lami akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe gjykata e ka lene ne masen arrest ne burg, megjithëse kontrolli në banesën U zhvillua pas dyshimeve se dy kushërinjtë mund të kenë pasur konflikte me familjen Visha.
Policia ka shpallur në kërkim dhe Ervis lamin për ta pyetur në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mëngjesin e 24 janarit kur një fqinj gjeti të vrarë babain e dy fëmijëve, Lulzim Vishën pranë banesës së tij në Kamëz.