Edmond Rrushi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ish-deputeti i PD-së erdhi në këtë detyrë pas Keta Dedës.
Nuk dihet arsyeja e dorëheqjes, por burime jozyrtare thonë se ai pritet të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ndërkohë, drejtimin e AKU-së, tashmë e mori Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.